Policia arreston një serb në Leposaviq për ofrim të ryshfetit

Një person serb është arrestuar në Leposaviq, pasi tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë për të shmangur një gjobë. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje sipas vendimit të prokurorit

Fotografi ilustruese

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar, pasi u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë, me qëllim të mosshqiptimit të një gjobe.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:45, në Leposaviq.

Po ashtu, në raportin e policisë thuhet se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi që i njëjti ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë me qëllim mos shqiptimit të një gjobe. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika