Policia arreston tre të dyshuar për grabitje në Prizren, i katërti në arrati

Policia në Prizren ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një të katërt, lidhur me një rast grabitjeje që ndodhi më 3 shkurt rreth orës 01:10.

Sipas policisë, viktimat – një grua e një burrë – u sulmuan nga tre persona të maskuar dhe të armatosur me thikë dhe pistoleta, të cilët u morën një shumë parash që kishin me vete.

Pas një hetimi intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, janë identifikuar katër të dyshuar.

K.K. (20 vjeç) është arrestuar pranë një lokali në Prizren. Gjatë kontrollit, në trupin e tij është gjetur një armë, ndërsa në automjetin e tij janë sekuestruar një armë tjetër, dy maska, doreza dhe rroba që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.

Sh.G. (20 vjeç) dhe L.G. (36 vjeç) janë arrestuar në një lokacion tjetër në Prizren.

V.S., i dyshuari i katërt, nuk është gjetur dhe aktualisht është në arrati.

Dy nga të arrestuarit kanë pranuar veprën e kryer në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të tre të dyshuarit e arrestuar janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar.

Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika