Policia bastis 7 lokacione në veri, gjen municion, eksplozivë e paisje ushtarake

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate të përbashkët për media, kanë dhënë detaje lidhur me bastisjen që ka bërë sot policia në veri të vendit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Policia e Kosovës (PK) kanë njoftuar se në vazhdën e parandalimit të aktiviteteve kriminale, Policia e Kosovës, respektivisht njësitet relevante, sot kanë zbatuar urdhërkontroll në pjesën veriore të vendit.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, respektivisht sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

“Po ashtu, ju njoftojmë se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë. Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj. Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te “Tre rrokaqiejt” prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas njoftimit të tyre, lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara është:  87 copë eksploziv të tipit TM 100, 3 granata hedhës dore (zola), 1 armë automatike AK-47, 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD, 14 karikatorë, municion të kalibrave të ndryshëm, 63 detonatorë elektrikë, 23 detonatorë mekanikë, 1 orë për aktivizim, 1 granatë dore M79, 3 tuba fitila ndezës, çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri e të tjerë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika