Rruga te Ambasada e SHBA-së rihapet pas ndërhyrjes së Policisë, arrestohet një person për kanosje

(E përditësuar) Policia e Kosovës ka liruar për qarkullim rrugën në lagjen “Arbëri” të Prishtinës, e cila më herët gjatë ditës ishte bllokuar për automjete dhe kalimtarë në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia ka konfirmuar se tashmë ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me një rast kanosjeje që ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

Policia ka bërë të ditur për Dukagjinin se pas marrjes së informatës, njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë identifikuar e arrestuar të dyshuarin, i cili aktualisht po intervistohet nga hetuesit policorë.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, ka thënë Policia.

Dukagjini kuptoi që edhe punëtorët e Ambasadës brenda nuk ishin lejuar të dalin jashtë.

Screenshot

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika