Policia: Dy të maskuar tentuan ta grabisin furgonin e parave, në vendngjarje u gjet një predhë

Dy persona të maskuar e me armë zjarri tentuan të kryenin një grabitje ndaj një automjeti për bartje të parave.

Policia ka njoftuar se ata nuk kanë arritur ta kryejnë veprën, duke thënë se në vendin e ngjarjes, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit.

Por nuk bëhet e ditur ende nëse të dyshuarit janë arrestuar apo, janë arratisur.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë  24.11.2025 – 13:58. Raportohet se dy persona të maskuar me armë zjarri kanë tentuar të kryejnë grabitje të armatosur ndaj automjetit për bartje të parave, mirëpo nuk kishin arritur. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton e policisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika