Policia e Kosovës njofton tre raste të falsifikimit të parave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Prishtinës dhe në atë të Fushë Kosovës, janë raportuar tri raste të falsifikimit të parave.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se, të mërkurën, një puntori i bankës, ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar, ka deponuar një monedhë të falsifikuar me vlerë 100 euro.

Sipas raportit, Drejtoria rajonale ka konfirumar se, rasti është nën hetime.

“Më 25.03.2022, ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një banke, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka deponuar një monedhë prej 100 euro, të falsifikuar. Monedha është konfiskuar. Rasti nën hetime.  ”

Megjithatë, një rast i njëjtë ka ndodhur edhe të premten e 25 marsit me po të njëjtën vlerë të parasë.

“Ankuesja femër kosovare, puntore e një banke, ka raportuar se, ka hasur në tre monedha të deponuara, 2×100 euro dhe 1×10 euro, të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vënia në qarkullim e parave të falsifikuara, sipas profesorit të ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, paraqet rrezik për ekonominë e çdo vendi.

Bazuar në statistikat e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, vlera e parave të falsifikuara ishte mbi 40 mijë euro në vitin 2020.

Banka Qendrore e Kosovës kishte identifikuar 943 monedha, dhe dy mijë e 671 monedha të falsifikuara. Ndërkaq, sipas BQK-së, ky aktivitet ka rënë ndër vite.

Falsifikimi i parasë mbetet vepër penale, dhe sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që i vë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim deri në 10 vite burg.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika