Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan.

Siç bëhet e ditur në njoftimin policor, më datë 24.01.2026, rreth orës 09:20, Policia e Kosovës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit, gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur ka gjetur dhe sekuestruar: 1 armë automatike AK-47, 1 pushkë gjysmë automatike dytytëshe, 10 karikatorë të zbrazët, 6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, 84 fishekë për pushkë automatike, 14 fishekë për pushkë, gjysmë automatike, 1 rrip për fishekë, 2 granata dore M50, pajisje për pastrimin e armëve, njofton Dukagjini.

Tutje, bëhet e ditur se nuk ka persona të arrestuar lidhur me këtë rast.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të arrestuar në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika