Një zyrtar policor në Pejë ka raportuar se është kanosur nga persona të panjohur përmes rrjeteve sociale.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar më 07.11.2025, rreth orës 18:30, kur ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar autoritetet për kërcënimet që ka marrë online.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë në këtë incident.