Policia heton kërcënimin ndaj JK Rowling pasi mbështeti Salman Rushdie

Autorja e "Harry Potter" ka treguar se ka pranuar mesazhe kërcënuese pasi ajo mbështeti Salman Rushdie pas sulmit ndaj tij në SHBA. Ajo ka bërë të ditur se për këto kërcenime policia është duke vazhduar hetimet

JK Rowling

Policia po heton një kërcënim në internet ndaj JK Rowling, pasi ajo postoi në Twitter mbështetje për Salman Rushdie pas sulmit ndaj tij në SHBA.

Autorja e “Harry Potter”, 57 vjeç, ndau pamjet e një mesazhi ku thuhej “Mos u shqetëso, ti je në radhë”.

E njëjta llogari në Twitter postoi gjithashtu mesazhe duke lavdëruar njeriun që sulmoi zotin Rushdie në skenë në një ngjarje në shtetin e Nju Jorkut.

Rowling kishte bërë të ditur se Policia është duke hetuar rastin.

Tweet-i, nga një llogari në Pakistan, ishte hequr të dielën në mëngjes.

Një zëdhënës i policisë së Skocisë tha “Ne kemi marrë një raport për një kërcënim në internet dhe policët po kryejnë hetime.”

Oficerët kishin hetuar më parë kritikat në internet të shënjestruara ndaj Rowling mbi pikëpamjet e saj mbi çështjet transgjinore.

Rowling është në mesin e shumë autorëve dhe figurave publike që kanë shprehur mbështetje për Rushdie.

Warner Bros Discovery, kompania argëtuese që qëndron pas serisë së filmave “Harry Potter”, tha se do të dënojë ashpër kërcënimet ndaj saj.

Në një deklaratë thuhet “Ne qëndrojmë me të dhe me të gjithë autorët, tregimtarët dhe krijuesit që shprehin me guxim krijimtarinë dhe opinionet e tyre”.

Romancieri 75-vjeçar u përball me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi.

Ai u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pasi u publikua në 1988.

Personi i akuzuar për sulmin e së premtes është deklaruar i pafajshëm për tentativë vrasjeje dhe është lënë në paraburgim pa lirim me kusht.

Hadi Matar, 24 vjeç, akuzohet se ka goditur me thikë Rushdie të paktën 10 herë në fytyrë, qafë dhe bark.

Autori është hequr nga një ventilator dhe është në gjendje të flasë përsëri.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika