Policia heton vdekjen e 52 vjeçares, Mjeku: Erdhi pa shenja jete

Një grua 52-vjeçare ka arritur e vdekur në një ordinance private në Viti. E ndjera ishte trajtuar disa herë në këtë klinikë e cila ishte më e afërta nga fshati Vërbovc, aty ku edhe banonte. E njëjta është marrë nga Emergjenca por nga kjo e fundit, nuk janë deklaruar për media

Pas shqetësimeve shëndetësore që kishte pasur, një grua që i përkiste komunitetit rom ka arritur e vdekur në Ordinancën “Medikus” në Viti, të shtunën.

Kjo qendër mjekësore është më e afërta me fshatin Vërbovc, i cili njëherit është fshati ku e ndjera banonte.

Doktorri që është edhe pronari i kësaj ordinance, Rrahim Avdiu për Televizionin Dukagjini ka thënë se 52 vjecarja kishte shkuar pa shenja jete në ordinancën e tij.

“Pacientja, kur jam afru te ajo, pacientja ka qenë pa shenje jete. Megjithëse familjarët kërkonin ta ngjallja pot unë nuk mund ta ngjallë njeriun e vdekur edhe i kam dhënë adrenalinë. Ka vuajtur prej diabetit, hernisë abdominale, bronhit kronik e shtypjes e yndyrës. Shumicën e terapisë e ka marrë nga spitalet serbe”, ka deklaruar Rrahim Avdiu.

E ndjera ishte trajtuar herë pas here në këtë klinikë dhe para saj, në klinika serbe.

Lidhur me rastin, nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti nuk kanë dhënë detaje.

Sipas raportit të Policisë, vdekja e saj u konstatua në Emergjencë ndërsa trupi më pas ishte dërguar për obduksion.

Të afërmit e 52 vjecarës nuk kanë dashur që të prononcohet për televizionin, ndërkaq ajo u varros në varrezat e fshatit Vërbovc, të dielën.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika