Policia jep detaje nga të shtënat me armë në afërsi të një shkolle në Klinë

Një person është arrestuar në Klinë për tentim vrasje pasi shtiu me armë zjarri ndaj viktimës, por nuk e ka goditur

Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Klinë të martën, ku një person është arrestuar si i dyshuar për tentim vrasje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari kishte shtënë në drejtim të viktimës, por nuk e kishte qëlluar atë.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit, e rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, por nuk e kishte qëlluar atë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Arrestohet një i mitur, dyshohet për tentim vrasje në Klinë

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika