Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të një personi që dyshohet se ka kryer vjedhje.

Policia publikoi një fotografi të të dyshuarit, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij.

“Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Jugu në Prishtinë, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale vjedhje. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtij personi të dyshuar, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportojë në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika