Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Driton Bekteshit, i dyshuar për tentim vrasje në Vushtrri.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij ta lajmërojnë.
“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimi të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e personit të dyshuar me dhënat e poshtëshënuara, me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
