Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për lëshimin e qeqeve pa mbulesë. Policia tha se kushdo që ka informacione mbi vendndodhjen e tij, t’i kontaktojnë autoritetet në numrin e telefonit apo në email.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën lëshim i qeqeve pa mbulesë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.