Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje

Policia në Ferizaj pas publikimit të fotografive të dy personave në kërkim ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Sipas Policisë dyshohet se më 4 korrik, rreth orës 19:30, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, në një qendër tregtare, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale “ Vjedhje”.

“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë:stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika