Policia konfiskon mbi 1 mijë e 200 fishekë në Rudinë të Zveçanit

Policia e Kosovës sot në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine të Zveçanit ka hasur në dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1,200 fishekësh

Policia e Kosovës sot në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine të Zveçanit ka hasur në dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1,200 fishekësh.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në vendngjarje kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve dhe Forenzikës nga Mitrovica e Veriut, e cila ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes, si dhe konfisikimin e municionit të dyshuar.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore”.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e kryesve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia konfiskon mbi 1 mijë e 200 fishekë në Rudine të Zveçanit

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika