Policia liston angazhimet policore të kryera në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka vazhduar në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka listuar një numër të ekstradimeve, të transfereve dhe të deportimeve përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), të cilat kanë për qëllim avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë.

Sipas njoftimit të policisë, më 8 nëntor është ekstraduar shtetasi i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “vrasje”. Personi është ekstraduar nga Mali i Zi në Republikën e Kosovës.

Më 10 nëntor, është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale “vrasje”. Personi është transferuar nga Belgjika në Republikën e Kosovës.

Më 13 nëntor është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale “vjedhje” dhe është transferuar nga Belgjika në Republikën e Kosovës.

Më 14 nëntor është ekstraduar personi shtetas i Gjermanisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë për veprën penale “vjedhje e rëndë komerciale”. Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Austri.

Më 15 nëntor është deportuar personi i kërkuar shtetas i Polonisë, për veprën penale “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “mospërfillje e urdhëresave të personave zyrtarë”. Personi është deportuar nga Republika e Kosovës për në Poloni.

Më 15 nëntor, po ashtu, është ekstraduar personi shtetas i Turqisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Turqisë, për veprën penale “keqtrajtim seksual i fëmijëve”. Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Turqi.

Më 21 nëntor është ekstraduar personi shtetas i Maqedonisë së Veriut, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe është ekstraduar nga R. e Kosovës ne Maqedoninë e Veriut.

Më 22 nëntor është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona, për veprën penale “tentim vrasje”, i cili është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.

Më 29 nëntor është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona, për veprën penale “tentim vrasje”. Personi është ekstraduar nga Franca në Republikën e Kosovës.

Më 12 dhjetor është ekstraduar personi shtetas i Malit të Zi, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Gjermani.

Më 12 dhjetor është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona, për veprën penale “grabitje”. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.

Më 13 dhjetor është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona, për veprën penale “trafikim me narkotikë”. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika