Policia mbyll një objekt të paligjshëm paralel në veri

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se një objekt në veri është mbyllur pasi dyshohet se ka funksionuar në mënyrë të kundërligjshme nën autoritetin e institucioneve paralele serbe.

Elshani tha se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët komunalë, ka asistuar në hyrje të ndërtesës të cilën personat e përfshirë e konsideronin si pronë të tyre. Gjatë kontrollit, janë hasur dëshmi që dyshohen se përbëjnë vepër penale.

“Sot kemi asistu inspektorët komunal në hyrje të ndërtesës që ata e konsiderojnë të tyre. Kur kemi hyrë në të, kemi has në prova që ne konsiderojmë që janë të kundërligjshme dhe përbëhej vepër penale. Pas kontaktimit me Prokurorin kujdestar, ndërtesa është mbyll dhe ka mbet që provat me ju dorëzu prokurorit në mënyrë që të vendoset se si të lëvizet tutje. Nuk ka persona të arrestuar”, ka njoftuar Elshani.

“REPUBLIKA E SERBISË KRAHINA AUTONOME KOSOVË DHE METOHI SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT DEGA MITROVICA E KOSOVËS”
“REPUBLIKA E SERBISË SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT SHËRBIMI KRAHINOR I PUNËSIMIT KP KOSOVË DHE METOHI”

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika