Policia me 10 kërkesa për Kuvendin, “përkrahje me vepra, boll me fjalë”

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dërguar peticion në Komisionin për të Drejta të Njeriut, ku i kanë adresuar dhjetë pika për përmirësimin e kushteve të punës

Policia e Kosovës

Anëtarja e Komisionit Hetimor për të Drejta të Njeriut, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar se kanë pranuar një peticion nga Sindikata e Policisë së Kosovës, nëpërmjet të cilit kërkohet përmirësim i kushteve të punës.

Musliu-Shoshi ka shkruar në Facebook se peticionin e kanë nënshkruar 5623 pjesëtarë të policisë, e në mesin e kërkesave janë shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për stafin civil, shujta mujore, shpërblimi për fund të vitit për performancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritje e përvojës së punës, sigurim shëndetësor e jetësor dhe Ligji për pensionim në polici.

Shoshi tutje ka thënë se kërkesat e tyre janë të domosdoshme dhe se duhet të aprovohen pa asnjë vonesë.

“Policia e Kosovës meriton përkrahje me vepra, boll me fjalë! Pushteti me votë në Kuvend duhet të dëshmoj përkrahjen!”, ka shkruar Shoshi.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Musliu-Shoshi ka thënë se nëpërmjet votës, pushteti duhet të dëshmojë përkrahjen.

“Pushteti me votë në Kuvend duhet të dëshmoj përkrahjen”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika