Policia me aksion kundër drogës në Zveçan, gjen pajisje për prodhim të kriptovalutave

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një aksioni për drogë, ka gjetur pajisje për prodhimin e kriptovalutave në vlerë rreth 55 mijë euro

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një aksioni në komunën e Zveçanit nën dyshimet për drogë, kanë gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Vlera e makinerive për prodhimin e kriptovalutave sipas Policisë së Kosovës, vlerësohet të jetë rreth 55 mijë euro.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë aksionit janë gjetur prova si në vijim:

– Katër (4) kamera video-incizim

– DVR

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (6) copë karta

– Monitor me tastierë

– Nëntëmbëdhjetë (19) copë makineri për nxjerrjen e kriptovalutave, lloje të tjera

– Ndarës i kabllove në internet për minierat e kriptovalutave

– Modem interneti

– Ruter

– Ventilator.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se, në lidhje me këtë çështje është kontaktuar ushtruesin i detyrës së Prokurorit të Shtetit, i cili sipas Policisë, ka urdhëruar që të kontaktohet dogana e Kosovës për t’i marrë veprimet e mëtutjeshme. Policia ka bërë të ditur se është në kërkim të të dyshuarit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika