Policia e Kosovës nëpërmjet një apeli u ka kërkuar qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në vozitje, pasi ka filluar shfaqja e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.
Në njoftimin e Policisë, vozitësve u bëhet thirrje që t’i përdorin dritat e mjegullës, por jo edhe ato me rreze të gjatë, njofton Dukagjini.
“Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin”, thuhet në njoftim.