Policia ndalon protestuesit në Nish, tensione para mbledhjes së SNS-së

Tensione janë regjistruar këtë mëngjes në Nish, ku studentë dhe qytetarë të mbledhur për të kundërshtuar ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ndaluar nga kordoni policor rreth 300 metra larg ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Në këtë objekt po mbahej mbledhja e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), ku ishte e pranishme udhëheqja e lartë e partisë.

Qytetarët e Nishit ishin mbledhur pas thirrjes së studentëve, të pakënaqur me vizitën e Vuçiqit dhe organizimin e mbledhjes së SNS-së në qytet. Protestuesit kërkuan nga policia që t’i lejonte të afroheshin te Teatri Kombëtar për të shprehur kundërshtimin e tyre.

Ata iu referuan edhe një deklarate të një dite më parë të Vuçiqit, i cili kishte kërkuar që policia t’i lejonte protestuesit të afroheshin.

Megjithatë, një inspektor i Policisë së Nishit u bëri thirrje të pranishmëve që të mos tentonin të çanin kordonin dhe të mos pengonin tubimin e SNS-së. Ai sqaroi se kalimi nuk mund të lejohej për shkak se në zonë po zhvillohej një tubim ku ndodheshin edhe persona nën mbrojtje.

Gjatë qëndrimit pranë kordonit, protestuesit përdorën bilbila dhe vuvuzela, ndërsa u dëgjuan edhe thirrje fyese në drejtim të presidentit serb. Politikani opozitar Zoran Zhivkoviq ishte gjithashtu në vendngjarje dhe u përpoq të qetësonte situatën dhe të mbante distancë ndërmjet qytetarëve dhe policisë.

Pasi nuk u lejuan të vazhdonin rrugën, protestuesit tentuan të arrinin te Teatri Kombëtar përmes një rruge alternative. Edhe aty, në rrethrrotullimin në fund të rrugës “Nikola Pašić”, ata u përballën me një tjetër kordon policor.

Në vendngjarje mbërritën më pas edhe pjesëtarë të policisë me pajisje speciale, ndërsa situata u tensionua më tej. Protestuesit lëshuan thirrje kundër forcave të rendit, ndërsa drejt policëve u hodhën edhe disa vezë.

Sipas N1, një pjesë e qytetarëve arriti ta anashkalonte kordonin, pas së cilës nisi një lëvizje e shpejtë e turmës dhe policisë në drejtim të ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Në rrugë dolën gjithashtu pjesëtarë të Xhandarmërisë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Të fundit nga rubrika