Policia nis hetimet për dy vdekje të dyshimta, në Istog e Malishevë

"Lubozhdë-Istog: Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar  ekipi mjekësor i QKMF-së... Malishevë: Është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur... dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve dy persona janë gjetur të vdekur, njëri Lubozhdë të Istogut e tjetri në Malishevë.

Siç, njofton Policia viktima nga Istogu është gjetur në pyll pa shenja jete nga familjarët.

“Lubozhdë-Istog: Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar  ekipi mjekësor i QKMF-së.  Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport, ku Policia e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”.

“Hetim i vdekjes” është cilësuar nga Policia edhe vdekja në Malishevë, ku theksohet se “është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur” dhe se “në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF Malishevë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar”.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika