Policia nis hetimet për grafitet në veri

"Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar"

Mëngjesin e së dielës, muret e objekteve në veri të vendit janë përfshirë nga një valë e re e grafiteve. Në gjuhën serbe, shkronjat me ngjyrë të kuqe, blu dhe të bardhë shfaqen me një mesazh: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton.”

Për grafite, të cilat i ka cilësuar si “nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit”, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

“Zubin Potok  11.02.2024 – 11:36. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Mitrovicë Veri  11.02.2024 – 10:30. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Leposaviq  11.02.2024 – 11:30. Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Këto grafite janë shfaqur një ditë para protestës së paralajmëruar nga serbët në Mitrovicë të Veriut dhe të mbështetur nga Lista Serbe.

Të hënën, nga ora 12, ata do të mblidhen për të kundërshtuar vendimin e institucioneve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit për pagesa me para të gatshme.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika