Policia nis hetimin e tri vdekjeve të dyshimta brenda 24 orëve në vend

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për tre vdekje të dyshimta që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet kanë ndodhur në Gjilan, Prizren e Zveçan, njofton Dukagjini.

Viktimat, dy burra dhe një grua, të gjithë shtetas të Kosovës, janë gjetur të pajetë dhe trupat e tyre janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me vendim të prokurorit.

“Gjilan / 04-05.03.2026 – NN. Pasi është raportuar se viktima femër ndodhet e shtrirë në oborrin e saj, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

“Prizren /05.03.2026 – 13:20. Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal Prizren, ku ekip mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi pajetë është dërguar në IML për Obduksion”.

“Zveçan / 01-05.03.2026 – NN. Më 05.03.2026 është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika