Policia paralajmëron shoferët për rrezikun e mjegullës në Ferizaj dhe komunat përreth

Policia e Kosovës ka paralajmëruar shoferët për rreziqet në komunikacion si pasojë e mjegullës që ka përfshirë rajonin e Ferizajt, duke përfshirë komunat Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elez.

Sipas njoftimit, dukshmëria në rrugë është ulur, sidomos në zonat më të ulëta gjeografike dhe afër lumenjve.

Autoritetet policore këshillojnë:

  • Ndizni dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës;
  • Mos përdorni dritat me rreze të gjata;
  • Ngadalësoni dhe mbani shpejtësinë nën kontroll;
  • Mbani krahun e djathtë të rrugës;
  • Rritni vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.

Policia ka theksuar se mjegulla mund të krijojë iluzione optike, duke ju bërë të mendoni se po lëvizni më ngadalë sesa në të vërtetë.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm, pasi siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika