Policia po heton dy raste vdekjeje në Prizren dhe Pejë

Ilustrim

Dy raste të vdekjeve janë raportuar gjatë 26 marsit në Prizren dhe Pejë, të cilat po hetohen nga autoritetet.

Sipas Policisë, në Prizren është gjetur pa shenja jete në rrugë një burrë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq, në Pejë, rreth orës 08:20, është raportuar se një grua shtetase e huaj ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për të dy rastet janë duke vazhduar

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika