Policia e Kosovës po i heton dy raste të vdekjes që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, një grua në Fushë Kosovë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, njofton Dukagjini.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Kadri Minushi, Fushë Kosovë 10.12.2025, 16:11. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.
Ndërsa, një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Ratkoc, Rahovec 10.12.2025, 10:30-11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.