Më 2 mars, rreth orës 19:20, Njësiti për Reagim të Shpejtë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan ka ndaluar për kontroll një automjet në aksin rrugor Gjilan–Prishtinë.
Gjatë kontrollit, në automjet është gjetur një armë pistoletë e llojit Zoraki, me një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 7,65 mm, të cilën vozitësi e mbante pa leje.
Arma është sekuestruar si dëshmi për gjykatë, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar sipas procedurave ligjore.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.