Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër persona të dyshuar për disa vepra penale.
Sipas njoftimit, të dyshuarit kërkohen për veprat penale: fajdeja (neni 331), privimi i kundërligjshëm i lirisë (neni 193) dhe detyrimi (neni 328), sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Fotot e personave të dyshuar tashmë janë publikuar nga autoritetet me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë me çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin e tyre, duke garantuar se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Të dhënat mund të dërgohen përmes emailit: [email protected], ose duke telefonuar në numrat: 192 dhe 0800 19 999.
