Policia shpall në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së trefishtë.

Në kërkim janë shpallur Mefail Shkodra 53-vjeçar dhe djemtë e tij Edonis Shkodra 25-vjeçar dhe Engjull Shkodra 22-vjeçar.

Policia i kërkon qytetarëve dhe mediave që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre, ta njoftojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në emailin [email protected], ose në numrat e kujdestarisë: 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.

Policia garanton që të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika