Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka ndarë 41 automjete zyrtare për njësitë patrulluese në të gjitha drejtoritë rajonale, duke përfshirë 35 limuzina, përfshirë modele hibride, dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese.
Ky investim synon të rrisë kapacitetet logjistike dhe efektivitetin e punës së policëve, duke i afruar ata më shumë me nevojat e qytetarëve dhe duke përmirësuar reagimin ndaj kërkesave të tyre.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, theksoi se ky hap është pjesë e angazhimit për një qasje proaktive ndaj qytetarëve, forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, si dhe për rritjen e besueshmërisë dhe transparencës së institucioneve policore.
