Policia shpërndan protestuesit në qendër të Beogradit

Forcat e policisë kanë shpërndarë protestuesit e mbledhur në qendër të Beogradit, në protestën e shtatë përmes së cilës opozita serbe kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Serbi.

Përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit Komunal, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i Kuvendit.

Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia.

Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës. Policia e përgjigj me gaz lotsjellës.

Në hyrjen kryesore të Kuvendit Komunal, një zyrtar policor u tha protestuesve se “hyrja me forcë është vepër penale”.

Pas incidenteve para Kuvendit Komunal të kryeqendrës serbe, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha qytetarëve serbë që të mos shqetësohen dhe “se asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”.

Megjithatë, presidenti serb tha se autoritetet nuk do të lejojnë që protestuesit të shkatërrojnë vendin.

Protesta e 24 dhjetorit nisi para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor, ku mijëra qytetarë u mblodhën me ftesë të koalicionit opozitar, “Serbia kundër dhunës”, që nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit, pasi sipas opozitës, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet ka fituar zgjedhjet përmes mashtrimeve zgjedhore.

Kërkesa për anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet po kërkohet për shkak të, siç është thënë, “pengimit të vullnetit të qytetarëve”, shkruan REL.

“Këto zgjedhje po anulohen”, tha Marinika Tepiq, udhëheqëse e listës “Serbia kundër dhunës”, e cila gjendet në grevë urie që nga 18 dhjetori, në shenjë proteste me rezultatet zgjedhore.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika