Postimin e Kurtit në Twitter, Çitaku e ka quajtur “Diplomaci për Fillestarët”

Sipas ish-ambasadores së Kosovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës(ShBA), Vlora Çitakut, deklarata e kryeministrit Albin Kurti, është bërë me mburrje, por për të ky postimi është “për keqardhje”

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës





Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës(ShBA), Vlora Çitaku, ka reaguar pas postimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në rrjetin e tij, social Twitter,  ku ka deklaruar “u ktheva në Elysee, hera e tretë në dy vite”.

Sipas Çitakut, kjo deklarata e kryeministri është bërë me mburrje, por ajo e ka quajtur “Diplomaci për Fillestarët”.

“Kryeministër, dy nga këto tri herë kanë qenë pritje për të gjithë udhëheqësit e shteteve, përfshirë dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq-in si pjesë e konferencave ndërkombëtare”, ka shkruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku.

“Si Ambasadore p.sh, kjo i bie sikur me i numru e me u mburrë me kartolinat e ftesat për festat e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, që ju shkojnë me automatizëm të gjitha misioneve diplomatike”, ka shtuar ajo.

 

Ajo ka përfunduar duke thënë se është “për keqardhje”.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika