E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar sot një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi është mbajtur në objektin e Presidencës, ndërsa pas përfundimit të tij, Prattipati nuk ka pranuar të deklarohet për mediat.
Ajo ka refuzuar të flasë për gazetarët edhe para hyrjes në Presidencë, duke kaluar pa dhënë asnjë koment lidhur me arsyen apo përmbajtjen e takimit.
Nga Presidenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një takim të rregullt, pa dhënë detaje shtesë lidhur me temat e diskutuara.