“Premtimi” i fundvitit nga Kurti: Marrëveshjet me Serbinë do të shërbejnë për mirëqenien e vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka garantuar qytetarëve të Kosovës përmes një video-adresimi se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet me Serbinë do të jetë në të mirë të vendit. Në këtë fjalim të fundvitit, ai ka theksuar sukseset e qeverisë së tij gjatë 2023 dhe ka vlerësuar mbështetjen e aleatëve perëndimorë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse masat ndëshkuese ndaj Kosovës për veprimet në Veri nuk janë larguar akoma

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka “garantuar” qytetarët e Kosovës se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet me Serbinë do të jetë në të mirë të vendit që ai udhëheqë.

Këto komente, Kurti i bëri përmes një video-adresimi të shtunën, në prag të vitit të ri, ku foli për “sukseset” e qeverisë së tij përgjatë vitit 2023.

Kryeministri theksoi se vitin 2023 po e mbyll edhe me mbështetjen e aleatëve, duke iu referuar Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse masat ndëshkuese që ishin vendosur ndaj Kosovës për shkak të veprimeve të qeverisë në Veri, nuk janë larguar akoma.

“Po e mbyllim vitin edhe me mbështetjen e aleatëve tanë, ndërkohë që përgatitemi për të ardhmen me sa më shumë progres në vlerat themelore të demokracisë e të drejtave të njeriut, e më interesa të përbashkëta me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.

E ky bashkërendim me partnerët perëndimor, sipas Kurtit, merr edhe më shumë rëndësi kur siguria e Evropës dhe rajoneve të ndryshme anë e mbanë botës, po kërcënohet nga forca destabilizues.

Kosova, në vlerësimin e kreut të ekzekutivit, “merret si shembull i shtetit të së drejtës, parimeve demokratike dhe antitezë e autokracisë dhe tiranisë”.

“Bashkëpunimi ynë me aleatët përfshin qasjen tonë konstruktive në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me synimin për të sjellë paqe dhe siguri dhe për të hequr barrën që do ta ngadalësojë rritjen e prosperitetin tonë”, shtoi.

“Në këtë proces të vazhdueshëm dhe në bisedime të gjata që kanë paraprirë e do të vazhdojnë”, vazhdoi kryeministri, “do të doja të siguroja qytetarët se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet do të jetë në të mirë të vendit tonë dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë”.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika