Premtoi transformimin e kryeqytetit, por sa premtime i mbetën pezull Ramës?

Nga mbi 200 premtime sa bëri Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama deri tani janë realizuar gati 50 prej tyre e pjesa më e madhe e projekteve infrastrukturore kanë mbetur pezull, sikur edhe disa në arsim e shëndetësi. Shoqëria civile thonë se nuk ka arsyetime për një nivel kaq të lartë të mos-realizimit të premtimeve ndërsa partitë opozitare thonë se dështimi kishte qenë i pritur. Nga komuna, nuk kanë folur për premtimet e mbetura në letër.

Drejtimin e Prishtinës e morri me një plan ambicioz për ta transformuar kryeqytetin.

Por “Prishtina e Përjetimeve”, siç e quan Kryetari Përparim Rama nuk arriti t’i shohë premtimet e tij të realizuara.

Ndër pikat kryesore ishin transformimet në infrastrukturë siç ishin projektet Krijimi i “Sheshit Historik të Prishtinës” dhe zgjerimi i disa shesheve ekzistuese dhe lidhja e tyre deri te zona e Rrethit të Flamurit, ndërtimi i mbikalimit tek stacioni i trenit, i cili lidhet me Pallatin e Rinisë, përfundimi i parkingut nëntokësor tek AKP-ja, duke e zhvendosur tregun e gjelbër mbi sipërfaqen e parkingut, parku nëntokësor në “Dardani” e të tjera.

Të gjitha këto vend kanë mbetur vetëm në letër.

Si të tilla sipas institutit GAP, numërohen mbi 70 prej tyre.

Në to hyjnë edhe mosndërtimi i 6 shkollave të premtuara për të cilat raportoi Dukagjini javën e kaluar dhe themelimi i ndërmarrjeve sociale në shkolla.

Për Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale, këto shifra janë një tregues i performansës së tij.

Një numër i tillë tregon perfomancën jo më të mirë që po besoj janë një sërë faktorësh duke nis nga problemet e brendshme me asamblenë komunale e deri tek problemet që kanë të bëjnë me nivelin qendror. Megjithatë, asnjëra s’janë formë arsyetimi që e amnistojnë kryetarin për mosrealizimin e projekteve kapitale. Sigurisht, mosrealizimi i tyre në rend të parë prek qytetarët sepse nëse shohim, një numër i madh i rrugëve, mungesës së shërbimeve vjen si rezultat i mosrealozimit të këtyre projekteve“, ka thënë Sadri Rrmoku, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale.

Nga partia më e madhe opozitare në kryeqytet, thonë se për faktin që premtimet janë të parealizueshme, ishte në dijeni edhe vet kryetari Rama.

Petrit Reçica, asamblist i LVV-së në Prishtinë

Të dielën, që ishte dita kur fitoi zgjedhjet, dy ditë më vonë premtimet i fshiu krejt, nuk gjindeshin as premtimet, as planprogrami dhe as ëebsite-et, nuk iu ekziston as domeni më, se ka prit as vet me e fitu qaq sa ka premtu gjëra të parealizueshme. Jemi thuajse në fund të mandatit dhe kur e panë që nuk po bëjnë asgjë, i nisën disa projekte që edhe vet e dinë që nuk përfundohen pa leje. Me ia lanë fajin nivelit qendror dhe me luajt viktimën, është ajo që LDK ka ditur të bëjë gjithmonë më së miri”

Në lidhje me premtimet dhe nivelin e përmbushjes së tyre, televizioni ka insistuar të marrë qëndrim edhe nga komuna, por kjo nuk ka qenë e mundur gjatë ditës. 

Në morinë e premtimeve të lëna pezull mbetet edhe Ndërtimi i unazës së mesme të Prishtinës, nga rruga e Veternikut-tek Zona Industriale-e deri tek Qendra e Panairëve, caktimi i lokacionit për pikën grumbulluese të mbeturinave të vëllimshme por edhe reformat e premtuara në shëndetësi, siç janë Spitali i Kryeqytetit dhe digjitalizimi i SISH-it.

Shija e redaktorit

Ekskluzive – Ermal Panduri paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja

Autori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka paralajmëruar sonte një mbrëmje me zbulime tronditëse. Në një postim në rrjetin e tij social, ai...

Dita e Evropës frymon lirshëm me aktivitete të shumta në...

Kosova iu  bashkua sot kremtimit të shtatëdhjetë e pesëvjetorit të Deklaratës së Schuman, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian dhe hapi rrugën për...

Nga sot Izraeli heq vizat për kosovarët, kërkohet vetëm leja...

Nga sot, 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Izrael për qëllime turistike, për sa kohë që kanë një...

Të fundit nga rubrika