Presidenti i Iranit kërkon falje për sulmet në vendet fqinje

None

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u ka kërkuar falje ndaj vendeve fqinje për sulmet e kryera gjatë konfliktit të Iranit me Izraelin dhe SHBA-të.

Pezeshkian është shprehur se Teherani nuk do të sulmojë vendet fqinje, vetëm në rast se këto të fundit provokojnë.

“U kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani. Këshilli i përkohshëm i Udhëheqësisë vendosi dje që nuk do të kryhen më sulme ndaj vendeve fqinje dhe raketat nuk do të qëllohen përveç nëse një sulm ndaj Iranit fillon nga këto vende”, tha Pezeshkian në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian.

Megjithatë, ai theksoi se Teherani “nuk do të dorëzohet”.

Që prej një jave, Irani ka nisur sulme me raketa si hakmarrje pas vrasjes së Udhëheqësit të Lartë, Ayatollah Khamenei. Sulmet kanë prekur shumë rajone të Gjirit, përfshirë Dubai, Abu Dhabi, Katar, Kuvajt dhe Bahrein, me video që tregojnë shkatërrime të mëdha.

Më 28 shkurt, SHBA-të dhe Izraeli kryen sulme ajrore të koordinuara nëpër qytete të Iranit pas bisedimeve bërthamore të bllokuara dhe pretendimeve se Irani kishte rifilluar aktivitetet bërthamore. Sulmet goditën shumë qytete iraniane, përfshirë kryeqytetin Teheran.

Gjatë sulmit, Ayatollah Khamenei, bashkë me vajzën, dhëndrin dhe mbesën e tij, humbën jetën në kompleksin e tij. Gruaja e Khameneit, Mansoureh Khojasteh Bagherzadeh, vdiq gjithashtu nga plagët e marra gjatë sulmeve.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika