Presidenti i Perusë, Castillo u zëvendësua nga Dina Boluarte pas shkarkimit

Peruja ka një presidente femër për herë të parë, pasi ish-presidenti Pedro Castillo u fajësua disa orë pasi ai u pëpoq ta shpërndante parlamentin, kësisoj, Dina Boluarte është ajo që u betua si presidente pas Castillos

Dina Boluarte tha se do të qeverisë deri në vitin 2026





Peruja për herë të parë ka zgjedhur një presidente femër. Dina Boluarte ishte ajo që u zgjedh për ta zëvendësuar Pedro Castillon, ish-presidentin e Perus.

Pedro Castillo u fajësua disa orë pasi ai u përpoq ta shpërndante parlamentin.

Dina Boluarte më parë nënkryetare, u betua të mërkurën, pas një ditë dramatike në Lima.

Gjatë ditës, Castillo kishte thënë se po zëvendësonte Kongresin me një “qeveri të jashtëzakonshme emergjente”. Por ligjvënësit e injoruan këtë dhe në një mbledhje urgjente e akuzuan atë. Më pas, ai u arrestua dhe u akuzua për rebelim, shkruan BBC.

Raportimet në mediat lokale thonë se ai po shkonte drejt Ambasadës meksikane në kryeqytet kur u arrestua.

Ndërkaq, duke folur pas betimit, Dina Boluarte bëri thirrje për një armëpushim politik për ta kapërcyer krizën që ka kapluar vendin.

Zinxhiri dramatik i ngjarjeve të së mërkurës filloi me një fjalim të presidentit Pedro Castillo, në televizionin kombëtar, në të cilin, ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe njoftoi se do të shpërndante Kongresin e kontrolluar nga opozita, një veprim i cili u prit me tronditje në Peru, ku disa ministra dhanë dorëheqjen në shenjë proteste dhe jashtë saj.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika