Presidenti izraelit fton Netanyahun të formojë qeverinë

I pari i Izraelit, Isaac Herzog, ka kërkuar nga Benjamin Netanyahu që sa më shpejt të formohet Qeveria e re

Udhëheqësi i partisë Likud, Benjamin Netanyahu

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, të dielën e 13 nëntorit, i ka kërkuar Benjamin Netanyahut të formojë qeverinë e re, duke i lejuar ish-kryeministrit të sigurojë këtë post për herë të gjashtë dhe të zgjasë rekordin e tij si udhëheqësi më jetëgjatë i vendit.

“Qytetarët e Izraelit kërkojnë një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale. Një qeveri që u shërben të gjithë qytetarëve të Izraelit, si atyre që e mbështetën dhe votuan për të, ashtu edhe atyre që kundërshtuan krijimin e tij; një qeveri që punon në emër dhe për hir të të gjitha nuancave të mozaikut izraelit, nga të gjitha komunitetet, sektorët, besimet, fetë, stilet e jetesës, besimet dhe vlerat, dhe që i trajton të gjithë me ndjeshmëri dhe përgjegjësi”, ka thënë Herzog.

Ndërkaq, Netanyahu është shprehur “të lutem Zot, të jetë një qeveri e qëndrueshme, e suksesshme dhe e përgjegjshme e të gjithë popullit të Izraelit. Ne jemi vëllezër dhe do të jetojmë së bashku krah për krah”.

Izraelitët kanë votuar më 1 nëntor për të pestën herë në katër vjet, për të thyer ngërçin politik në vend, raporton CNN.

Partia Likud e Netanyahut ka fituar shumicën e vendeve në Knesset dhe ish-kryeministri do të ketë 28 ditë kohë për të formuar një qeveri koalicioni.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika