Presion për të shtuar barna në Listën Esenciale, dorëhiqet drejtoresha e Nefrologjisë

Mimozë Berbatovci - Ukimeraj ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Klinikës së Nefrologjisë pas pesë viteve. Sipas njoftimit ky vendim erdhi pas presioneve nga menaxhmenti i QKUK-së dhe ShKUK-së. Burime të televizionit kanë treguar edhe disa nga arsyet që çuan në këtë vendim e që lidhen me Listën e Barnave Esenciale. Ministria s’tregon nëse ishte në dijeni për ankesat e saj e as nuk ka dashur ta komentojë rastin.

Ka muaj që po përballen me mungesë të herë pas hershme të ilaçeve.

E, tash kur po bëhej shtimi i produkteve në Listën Esenciale të barnave, televizioni Dukagjini ka mësuar se ish-drejtoreshës së Nefrologjisë, Mimozë Berbatovci Ukimeraj iu kërkua të përfshihen produkte që kushtojnë mijëra euro.

Por, ajo ka refuzuar, andaj pas presioneve të vazhdueshme dha dorëheqje nga pozita e drejtorëshes që po e ushtron për pesë vite.

“Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë.”

Jo vetëm kaq, si merr vesh televizioni, mosbashkëpunim mes klinikës e ShSKUK-së pati edhe kur disa prej aparaturave dolën jashtë funksionit.

Tutje, burime të Dukagjinit bëjnë me dije se për këto ankesa e pakënaqësi në dijeni kanë qenë edhe Ministria e Shëndetësisë.

Por nga ky institucion, s’dhanë qëndrim.

“Menaxhimi i stafit në QKUK është kompetencë e SHSKUK-së. Prandaj, për përgjigje lidhur me pyetjet tuaja, ju lutemi t’i drejtoheni Drejtorisë së SHSKUK-së”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Por, ndonëse edhe sipas MSh-së, kompentenca u takon ShSKUK-së, këtë përgjegjësi se përmbushën të martën.

“Pas dorëheqjes së drejtoreshës së Nefrologjisë e cila deklaroi se erdhi për shkak të presioneve dhe mosbashkëpunimit, nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës nuk u deklaruan”

Ndërkohë, Berbatovci s’qe e qasshme për deklaratë gjatë së martës në lidhje me këtë çështje.

 

 

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika