Presioni ndërkombëtar, Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Presioni i shtuar ndërkombëtar si pasojë e situatës në veri mund të sjellë shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, ka thënë analisti Ylli Hoxha

Ylli Hoxha, analist politik

Presioni i shtuar ndërkombëtar si pasojë e situatës së krijuar në veri, mund të çojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, apo edhe shkarkimit të tij.

Kështu ka deklaruar në “Debat Plus”, analisti politik, Ylli Hoxha, i cili po ashtu tha se ekziston edhe mundësia që Kurti t’i përgjigjet pozitivisht kërkesave të ShBA-së.

“Një qeveri që përballet me një antagonizëm të tillë nga ShBA-të, e ka vështirë të mbijetojë. Ose do të detyrohet t’i përgjigjet kërkesave që janë shtruar nga ambasadori, ose do të përballet me shtypje të shtuar nga ndërkombëtarët që do të rezultojë në dorëheqje ose në shkarkim apo zgjedhje të reja. Mendoj që nëse ka pasur qëllim ta shkundë sistemin ndërkombëtar për ta kuptuar që kemi ngecje, mendoj që ia ka dalë, e ka shpërfaqur problemin”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti ka pasur të drejtë në vendimet e tij për veriun, por është vështirë të mbijetojë një qeveri pa mbështetjen e ShBA-së.

“Kurti ka vendosur ta sfidojë gjendjen tonë mentale të status-quos. Vendimi që e ka marrë nuk është i padrejtë, as i palogjikshëm, asgjë e madhe që ka ndodhur. Me hy kryetari i një komune në një institucion komunal nuk do të duhej ta shkaktonte këtë krizë. Kjo krizë shkaktohet nga marrëdhëniet e shthurura që i kemi paluar që sa e sa vjet, partnerët nuk e thotë një gjë të qartë, veriu i Kosovës nuk qenka i njëjtë sikurse pjesa tjetër e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ritheksoi se nëse vazhdon kështu situata në Kosovë mund të ketë zgjedhje.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika