Pretendimi se Vulin ishte në Kosovë ditën e sulmit në Banjskë, heshtin institucionet

Aleksandar Vulin dyshohet të ketë qëndruar në veriun e Kosovës, ditën kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit. Asokohe, Vulin mbante pozitën e shefit të shërbimit sekret serb, përkundër që ishte i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë pretendim të qëndrimit të tij në Kosovë ditën e sulmit, e ka bërë deputeti Xhavit Haliti. Por rreth kësaj çështjeje nuk janë deklaruar institucionet e Kosovës

Ky është Aleksandar Vulin.

Ai mbajti pozitën e shefit të shërbimit sekret të Serbisë edhe pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e futën në listën e zezë.

Dorëheqje Vulin dha tek pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Këtë akt ai pretendohet ta ketë bërë, pasi qëndroi në veriun e Kosovës ditën kur ndodhi sulmi terrorist.

“Vulin, shefi i shërbimeve të fshehta ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha që Vulini ishte, mirëpo diplomacia funksionon pak më ndryshe se që ne mendojmë dhe ai u detyru që të jap dorëheqje në Serbi”, tha deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Këtë çështje, e ka ngritur Xhavit Haliti, deputeti shumëvjeçar i Kuvendit të Kosovës.

“Ndërkombëtarët e dijnë që zotëri Vulin ka qenë në Kosovë në atë periudhë. Tash në cilën ditë, në cilën orë unë nuk e di. Nuk kam informata. Unë e di që ka qenë dhe kanë informata institucionet ndërkombëtare 100%”, tha Haliti.

Për këtë arsye, sipas Halitit, institucionet kosovare janë duke e vonuar raportin preliminar, që do të zbardhë shumëçka të asaj që ndodhi më 24 shtator.

Institucionet e sigurisë e të drejtësisë në Kosovë, nuk kanë dashur të flasin gjatë ditës për këtë çështje.

Ndër institucionet që nuk kthyen përgjigje, është edhe ministria e Punëve të Brendshme.

Më 20 dhjetor, ministri Xhelal Sveçla deklaroi se raporti do të dalë gjatë ditëve të ardhshme.

Nëse vërtetohet prezenca e Vulinit në Kosovë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi thotë se gjërat do të duhej të ndryshonin.

“Rrethanat do të duhej të ndryshonin për arsye se është një agresion i hapur ndaj një shteti, pavarësisht se Serbia nuk e ka njohur… Se sa do t’i ndryshonte rrethanat ky fakt, varet edhe nga një faktor tjetër, varet nga potenca që ka Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare, e që fatkeqësisht lënë shumë për të dëshiruar për aryse se politika jonë e jashtme është e mekur qe disa vite”, tha Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë.

Në disa raste, institucionet e Kosovës kanë prezantuar fakte për përfshirjen e shtetit të Serbisë në këtë sulm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, bashkë me ministrin Xhelal Sveçla, në tetor prezantuan video-materiale anëtarë të grupit terrorist të udhëhequr nga Milan Radojiçiq shihen duke u përgatitur në bazat e ushtrisë së Serbisë.

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika