Prishtina ndez dritat e fundvitit, Abdixhiku: Dritat e qytetit janë buzëqeshje për fëmijët dhe gjallëri për qytetin

Me rastin e festave të fundvitit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, së bashku kreun e Prishtinës, Perparim Rama dhr me qytetarë të shumtë, familjarë dhe të rinj, ndezën dritat e shesheve kryesore të kryeqytetit.

1, 2, 3 dhe i ndezëm dritat e sheshit. 🎄🎅

Me Përparimin sonte, në prani të shumë qytetarëve të Prishtinës, familjarë, prindër të rinj e plot të rinj e të reja me përplot jetë, i ndezëm dritat e fundvitit në sheshet e Kryeqytetit. Ishte një moment simbolik, por mbi të gjitha njerëzor; një çast që i kthen sheshet në hapësira jete, takimi dhe kulture.

Dritat nuk janë vetëm dekor fundviti. Janë gjallëri për qytetin, janë buzëqeshje për fëmijët, janë arsye për familjet të dalin, të ndalen, të bisedojnë dhe ta ndjejnë Prishtinën si shtëpinë e tyre. Janë kulturë urbane, janë ritëm qyteti dhe janë kujtesë se Kryeqyteti jeton kur qytetari është në qendër të vëmendjes.

Prishtina e ndriçuar është Prishtina e gjallë me sheshe që bashkojnë njerëz, me jetë publike aktive dhe me qytet që respekton qytetarin e vet. Kjo është fryma që duam: qytet me dritë, me kulturë dhe me jetë.

Sikurse në Prishtinë, ashtu edhe në Kosovë njejtë.
Duhet të ketë shpresë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika