Prishtina Parking do t’i njoftojë 10 minuta më herët për skadim shfrytëzuesit e parkingjeve

Ndërmarrja Publike Komunale, Prishtina Parking ka njoftuar se të gjithë shfrytëzuesit e parkingjeve të hapura të Prishtina Parking që pagesën e realizojnë përmes SMS do të marrin njoftim 10 minuta përpara skadimit të pagesës së parë

Ilustrim

Ndërmarrja Publike Komunale, Prishtina Parking ka njoftuar se nga kjo e shtunë, të gjithë shfrytëzuesit e parkingjeve të hapura të Prishtina Parking që pagesën e realizojnë përmes SMS do të marrin njoftim 10 minuta përpara skadimit të pagesës së parë.

“Ky njoftim do të jetë në minutën e 50-të të parkimit tuaj, duke iu dhënë mundësinë të vazhdoni me pagesën e re, ose të lironi hapësirën. Ky shërbim shtesë ka për qëllim që maksimalisht të evitojë gjobat ndaj klientëve tanë që për arsye të moskujtimit për të realizuar pagesën për orën e dytë e tutje mund të gjobiten”, thuhet në njoftimine  Prishtina Parking.

Tutje njoftiohet se N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A. ka për synim që të avancojë çdo ditë shërbimin ndaj qytetarëve.

“Ka pasur raste të shpeshta ku pas skadimit disa minutësh të pagesës, konform rregulloreve përkatëse, kontrollorët tanë kanë shqiptuar gjoba për mungesë të pagesës në orën e dytë”, thuhet tutje në njoftim.

Mes tjerash thuhet se e kanë kuptuar ankesën e qytetarëve “që është e vështirë që gjatë aktiviteteve të tyre, të kujtojnë kohën për ridërgim të SMS pas skadimit të kohës së paguar”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika