Prishtinasit kujtojnë momentin e çlirimit 23 vjet më parë

Kryeqyteti i Kosovës ditën e sotme ka kujtuar ditën e çlirimit nga forcat serbe në vitin 1999

Ilustrim

Pos që po e shijojnë lojën e shahut, po kujtojnë edhe datën e njëjtë vetëm 23 vjet më parë.

Tema e diskutimit mes këtyre të moshuarve ishte Dita e Çlirimit të Prishtinës.

Ilustrim

Njëri ndër ta që ishte edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon në detaje përjetimet e 11 qershorit të vitit 1999-të.

“Ajo ditë ka qenë shumë emocionuese, madje fëmija e përmendin: Babush kurr nuk ke qenë aq i emocionuar, kur kam shkuar dhe iu kam thënë “Ejani, ejani” ata thanë çfarë u bë duke menduar që duhet të ikim për Shqipëri ose diçka, por realisht unë po i thërrisja që ti presim trupat” , ka thënë ish-ushtari i UÇK-së, Enver Hoti.

E, Ismet Rexhepi këtë moment e vlerëson si një nga më të rëndësishmit në jetën e tij.

ish-ushtari i UÇK-së, Enver Hoti

“Gëzim më të madh në jetën time nuk kam pasur sepse ka qenë lindja e dytë e popullit shqiptar, dha zoti e intervenoi NATO edhe hyri këmbësoria edhe e përjetuam një gëzim fort t’mirë”, është shprehur një qytetar, Ismet Rexhepi.

Ismet Rexhepi, qytetar

11 qershori i vitit 1999-të shënon ditën e hyrjes në Prishtinë të trupave të UÇK-së nga Zona Operative e Llapit.

Një ditë më vonë, nga bazat e tyre në Maqedoni kishin filluar hyrjen në Kosovë forcat tokësore të NATO-s. Nga ajo kohë, mbi tre mijë trupa të kësaj aleance, veri-atlantike vazhdojnë të qëndrojnë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika