Pritet ndërtimi i rrugëve që lidhin disa fshatra të Kosovës dhe Shqipërisë

Zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi,  ka njoftuar se disa fshatra të thella në brezin kufitar në mes të Kosovës e Shqipërisë do të lidhen me njëra – tjetrën

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,  ka njoftuar se disa fshatra të thella në brezin kufitar në mes të Kosovës e Shqipërisë do të lidhen me njëra – tjetrën.

Durmishi, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se sot kanë nënshkruar protokollin për zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitarë që ndërlidhin fshatrat ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje përveç se do të ndërlidhemi më afër me njëri tjetrin ekonomikisht, bashkërisht do të kontribuojmë në vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë”, ka thënë Durmishi.

Tutje, bëhet e ditur se “Zona e përbashkët në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e cila do të mbulohet me këtë program zhvillimi, është e përbërë nga Bashkia e Hasit dhe Kukësit në Republikën e Shqipërisë, si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Republikën e Kosovës. Këto janë fshatrat: Zapod- Kërstec, Pogaj – Gorozhup dhe Dobrunë – Blinishtë”, ka shkruar Durmishi.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika