Pritet të mblidhen shtatë komisione parlamentare

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Të martën, shtatë komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës do të zhvillojnë mbledhjet e tyre, ku në rend dite dominojnë miratimi i planeve të punës për sesionin pranveror, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve me rëndësi.

Në orën 10:00, njëkohësisht do të mblidhen Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si dhe Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese.

Po në këtë orar, dy komisionet e para do të trajtojnë kryesisht çështje procedurale dhe organizative, përfshirë miratimin e rendit të ditës, procesverbaleve dhe shqyrtimin e planit të punës për pranverë.

Në orën 11:00, do të mblidhen Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, si dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ndërkohë, në orën 11:30, Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport do të shqyrtojë në parim projektligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, krahas planit të punës për këtë vit.

Në orën 13:00, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport do të trajtojë disa projektligje me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis dhe zhvillim.

Në mesin e tyre janë projektligji për inspektoratin qendror të mjedisit, ai për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, si dhe projektligji për banim social dhe të përballueshëm.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika