Pritet të nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Mali i Zi për IPA III

Ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, këtë të premte do ta vizitojë Kosovën, ku edhe do të nënshkruajë marrëveshjen Kosovë - Mali i Zi për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027

Qeveria e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, këtë të premte do të nënshkruajnë marrëveshjen Kosovë – Mali i Zi për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027.

Nënshkrimi pritet të bëhet në orën 13:30.

Pas ceremonisë së nënshkrimit do të mbahet konferencë për media.

Ndërsa, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të mbajë konferencën përfundimtare të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II për Malin e Zi-Kosovë 2014-2020.

Do të marrin pjesë ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika