Problemet me rrymën, banorët e Revuqës së Podujevës paralajmërojnë protestë

Banorët e fshatit Revuq të Podujevës kanë paralajmëruar protestë si pasojë e probleme me furnizim me energji elektrike. Ata thonë se po përballen me reduktime, gjë të cilën e mohon KEDS-i.

Janë bërë dy javë qëkur fshati Revuq i Komunës së Podujevës po përballet me reduktime të energjisë elektrike.

Banorët po mbështeten në gjeneratorë e shpenzimet për funksionimin e tyre janë rritur.

Ata shprehen të zhgënjyer me KEDS-in, i cili sipas tyre, nuk po përgjigjet në ankesat e drejtuara disa herë nga banorët.

Për rrjedhojë, banorët kanë paralajmëruar protestë.

“Jo prej ditës që keni raportuar, por asnjëherë nuk është interesu, tri herë kemi bërë kërkesë ose një trafo ose të rregullohet rryma por as që e kanë marrë parasysh këtë punë, s’kanë ndërmarrë kurgjo. E kemi ndërmend si lagje të shkojmë tek qendra, e kemi ndërmend as mos me i bo pagesat deri të rregullohet. Do shkojmë t’iu thojmë a po e rregulloni?”, ka thënë Ismail Sahiti, banor i fshatit.

Edhe në orët e pakta kur ka energji elektrike, në shtëpi banorët thonë se funksionon vetëm një fazë, e cila në pjesën më të madhe të rasteve, sipas tyre, është shumë e dobët.

Pavarësisht situatës, ata thonë se faturat po iu vijnë të shtrenjta e njëheri, edhe dëmet.

“Pagesa vjen shumë e naltë, po na as rrymë s’po kemi. Bile për festën krejt mjetet janë të digjta. Mua personalisht diku përmbi 1000 euro po më bëhet televizioni, maqina, frigoriferi e frizi. I ka djeg. S’po i intereson KEDS-it, s’ka dal hiç”, ka shtuar Sahiti.

Në një përgjigje për Dukagjinin të dielën, KEDS mohonte që Komuna e Podujevës po përballet me reduktime.

Edhe të martën, kompania ka thënë se nuk ka kufizime të energjisë elektrike.

“Për momentin, Podujeva, së bashku me të gjitha fshatrat, vazhdon të jetë stabile sa i përket furnizimit me energji elektrike. Pra, sot nuk ka prishje dhe as kufizime apo reduktime të energjisë elektrike (duke përfshirë edhe këto dy fshatra)”.

Sipas banorëve, reduktimet janë disa orëshe.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika